Policia ka ndaluar përmbaruesen Vesna Jakimovska pasi mbrëmë ka sulmuar një zyrtar policor përderisa ka qenë duke u marrë në pyetje në stacionin policor në Kërçovë, e thirrur pas sulmit ndaj gazetarit Furkan Saliu.
Jakimovska më herët në rrugën “Trajçe Strezoski” në Kërçovë fizikisht e kishte sulmuar gazetarin Furkan Saliu nga Shkupi dhe i ka dëmtuar pajisjet e tij zyrtare.