OBRM-PDUKM: Kovaçevski me apanazh 2500 euro nuk ndjen uri, por 600 mijë qytetarë mezi mbijetojnë

OBRM-PDUKM: Kovaçevski me apanazh 2500 euro nuk ndjen uri, por 600 mijë qytetarë mezi mbijetojnë

Shporta e konsumit të qytetarëve është rritur për 1500 denarë vetëm për muajin mars dhe arrin në 59.000 denarë. Për të ushqyer një familje prej katër anëtarësh, atyre u nevojiten të paktën tre paga minimale. Nuk kanë jetuar kurrë më keq se tani , – thonë nga VMRO-DPMNE.

“Dimitar Kovaçevski me një apanazh prej 2500 eurosh nuk ndjen uri, por 600 mijë bashkëqytetarët tanë jetojnë me 150 denarë në ditë. Përderisa ata gëzojnë privilegjet dhe komoditetet e detyrës, ata e kanë shkatërruar standardin e jetesës së qytetarëve. Gjithnjë e më shumë qytetarë jetojnë në kufijtë e ekzistencës”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lajme Vendi