Pamjet që shënuan një ndër sulmet më masive në njëzet vjetët e fundit në Rusi: Vrasjet në korridor, tmerri në sallë dhe ikja e të dyshuarve

Pamjet që shënuan një ndër sulmet më masive në njëzet vjetët e fundit në Rusi: Vrasjet në korridor, tmerri në sallë dhe ikja e të dyshuarve

Të paktën 93 persona mbetën të vrarë mbrëmjen e kaluar nga sulmi që ndodhi në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë.

Shumë video janë publikuar në rrjetet sociale, ku disa prej tyre janë realizuar nga qytetarët që gjendeshin brenda sallës.

Në një video shihet se si një qytetar përpiqet të largojë një qytetar tjetër teksa sulmuesit po kryenin vrasjet në korridor, shkruan bbc.

https://twitter.com/i/status/1771235159045730545

Gjithashtu janë publikuar pamjet teksa njerëzit bërtisnin brenda në sallë dhe kërkonin ndihmë ndërsa sulmuesit filluan të gjuanin në drejtim të tyre.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjet, duke pretenduar se ka sulmuar një tubim të madh të të krishterëve në Krasnogorsk në periferi të Moskës.

Më poshtë janë disa prej videove të mbrëmjes së kaluar, e cila  konsiderohet si një ndër më të rëndat në njëzet vjetët e fundit për Rusinë.

https://twitter.com/i/status/1771231434365100210

 

 

 

Bota Lajme