Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, këtë vit për herë të katërt me radhë, do ta organizojë Forumin e Prespës për Dialog, në Shkup më 13 dhe 14 qershor.
Në Forum do të mbledh liderët botërorë të cilët do të debatojnë dhe do të shpalosin qëndrimet e tyre lidhur me sfidat rajonale dhe globale nga fusha e sigurisë, fushat ku reflekton brishtësia e sigurisë, domosdoshmëria për zgjerim të BE-së, sigurimi i konsistencës dhe progresit ekonomik, etj.
Forumi i Prespës për Dialog është i vetmi forum i këtij lloji që nga pavarësia e vendit.
Në vitin e parë, Forumi i Prespës për Dialog, u organizua në Ohër dhe në Prespë (Oteshevë), me qëllim që para faktorëve ndërkombëtar simbolikisht t’i lartësojë dy Marrëveshjet që janë shtylla të progresit të vendit, atë të Ohrit, me të cilën vendi e trasoi trajektoren e paqes dhe funksionimit demokratik të shtetit multietnik, dhe Marrëveshjes së Prespës e cila hapi dyert a NATO-s për vendin.
Vitin e kaluar Forumi i Prespës për Dialog u mbajt në Strugë, ku po ashtu kishte debate të rëndësishme me mesazhe të qarta për sfidat e reja politike me të cilat po ballafaqohet siguria globale, dhe shumë tema të ndryshme që tangojnë rajonin, qasjen drejtë BE-së dhe sfidat ekonomike si pasojë e krizave të sigurisë.