Në takim me komunitetin turk, Osmani: Marrëveshja e Ohrit ka fuqizuar rolin e komuniteteve

Në takim me komunitetin turk, Osmani: Marrëveshja e Ohrit ka fuqizuar rolin e komuniteteve

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbrëmë ishte i ftuar për iftar nga shoqatat e komunitetit turk në vend. Osmani theksoi rëndësinë e turqve në Maqedoninë e Veriut, si pjesë vitale e demokracisë sonë multietnike.

“Marrëveshja e Ohrit ka fuqizuar rolin e komuniteteve, duke krijuar mekanizma që mos të mbivotohen dhe të fitojë shumica mbi komunitetet e tjera. Nga Marrëveshja e Ohrit kemi përfituar të gjithë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që ata që janë përfitues të Marrëveshjes së Ohrit të jenë bashkë”, tha mes të tjerash Osmani.

Lajme Vendi