Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Partia Demokratike Evropiane (PDE), nesër e hënë, në ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet parlamentare, njofton indeks.mk.
Këtë njoftim e kanë dhënë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
“Nesër, e hënë, 25 mars 2024, me fillim në ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në qendër të Tetovës, mbahet konferencë për shtyp e z. Ali Ahmeti, me rastin e firmosjes së marrëveshjes së koalicionit me Partine Demokratike Shqiptare dhe Partinë Demokratike Europiane”, thonë nga BDI
Po e ka thënë dit më parë edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaҫi në “Debat Plus”, në Klan Maqedoni.
Propozimi i Thaҫit për koalicion me BDI-në, PDE-në dhe LP-në për të krijuar “Frontin Evropian”, morri dritë jeshile edhe nga Kuvendi Qendror i PDSH-së mbrëmë nga ku Thaҫi edhe njëherë e konfirmoi koalicionin duke thënë se në këtë “Front”, BDI-ja është partia kryesore./indeks.mk/