Struktura të shumta të partisë Alternativa kanë kaluar zyrtarisht në Bashkimin Demokratik për Integrim.
Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti.
Ahmeti përmes postimit në “Facebook” ju ka uruar mirëseardhje strukturave të Alternativës.
Këto struktura janë prej gjithandej territorit të Maqedonisë së Veriut.
Ndër kryesorët, që kanë bartur funksione të larta, janë:
- Dritan Bexheti – kryetar i degës së Tetovës
- Ismen Kasami – kryetar i degës së Zhelinës
- Samedin Imeri – kryetar I degës së Dollnenit
- Arita Nesimi – kryetare e forumit të gruas, dega Tetovë, njëherit anëtare e kryesisë qëndrore
- Meriton Civuli – Anëtar i kryesisë qëndrore
- Muaz Emini – Koordinator për rajonin e Shkupit
- Erhan Zyberi – ish-kryetar i degës së Çairit
- Fisnik Ramani – Koordinator i degës së Gazi Babës
- Samir ? – Koordinator i degës së Bogovinës
- Armend Osmani – Koordinator i degës së Tearcës
- Xhanaj Memedi – Koordinatore e forumit rinor
- Nadi Sadiku – Këshilltar komunal – Dollnen
- Ismail Rustemi – Koordinator i degës së Kumanovës