LSM u dha karton të verdhë gjykatësve supremë për shkak të, siç thonë, aktgjykimit të turpshëm për konfiskimin e Shtëpisë së punëtorëve. Presin që Gjykata supreme ta rishqyrtojë aktvendimin, dhe nëse nuk e bëjnë këtë deri më 1 maj, paralajmërojnë padi penale deri te gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg, përcjell TV21. Sindikalistët këtë pasdite marshuan nga Shtëpia e punëtorëve deri te Gjykata supreme, ndërsa siç tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trëndafillov kjo protestë është vetëm paralajmëruese.
“Sot erdhëm këtu për t’u dhënë karton të verdhë nga anëtarët e organeve të sindikatave, nëse ka nevojë mund të jemi 700, mund të jemi edhe 7000 apo 70.000. Presim që Gjykata kushtetuese të interesohet për kërkesën për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive që e dorëzuam si anëtarë të sindikatave dhe presim që Gjykata kushtetuese të interesohet për aktgjykimin e vitit 92. Në fund, mekanizmat juridike, duke ditur se këta tre gjykatës janë të përkufizuar në të drejtën maqedonase, do t’i shfrytëzojmë në gjykatën ndërkombëtare në Strasburg”, deklaroi Sllobodan Trëndafillov, kryetar i LSM-së.