Një grua është vrarë dhe një burrë ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Mësohet se dorasi është ish-bashkëshorti i viktimës, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit.
Tutje, ai shtoi se i dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.
“Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.”
“Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, theksoi Veseli.
Telegrafi nga burimet e veta në Prokurori, ka mësuar se i dyshuari për vrasje është ish-bashkëshorti i viktimës.