Kandidati i LSDM-së dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, mbrëmë ka mbajtur tubim në Gjevgjeli ku u pyet edhe për Marrëveshjen e Prespës. Pendarovski theksoi se nëse anulohet ajo, vendi nuk do të jetë pjesë e NATO-s.
“Nëse anulohet Marrëveshja e Prespës, ne dalim nga NATO. E thënë thjesht, ata do të na përjashtojnë nga Organizata. Nëse ajo zonja (Siljanovska Davkova) mendon se ne në mënyrë të pavarur mund të sigurojmë sigurinë tonë, për të gjithë qytetarët, për kufijtë, për shtetin, duhet ta thotë këtë më mirë”.
“Anulimi i Prespës, nëse vërtet e mendon këtë, është marrëzia dhe tragjedia më e madhe politike në të njëjtën kohë, sepse do të mbetemi krejtësisht të vetëm”, theksoi Pendarovski.