Drejtoria e Mbrojtjes dhe e Shpëtimit në fillim të sezonit të zjarreve ka tre avionë Er-Traktor, por vetëm një pilot aktiv. Dy prej tyre tashmë kanë dalë në pension, ndërsa për shkak të fillimit të procesit zgjedhor Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nuk lejon punësime të reja.
Drejtori i kësaj Drejtorie, Bekim Maksuti konfirmon se ky institucion kyç për kontrollimin e mijëra zjarreve në mjedise të hapura që ndodhin gjatë muajve të verës, ka vetëm një pilot, por mohon që aeroplanët nuk janë aktivë. Ai thotë se konkursi për punësimin e katër pilotëve të rinj do të shpallet një ditë pas zgjedhjeve, ndërsa deri atëherë shpreson që dy pilotët e pensionuar të kthehen në punë.