Osmani: Është pikërisht Serbia ajo që duhet ta votojë Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Osmani: Është pikërisht Serbia ajo që duhet ta votojë Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencë për media, u pyet në lidhje me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se vendet që do ta përkrahin Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë do t’i quaj vende partnere dhe jo mike. Osmani u shpreh se nuk mendon se mund të prishen marrëdhëniet duke dënuar vrasjen e 8375 civilëve të pafajshëm.

Ai tha se është pikërisht Serbia ajo që duhet të votojë këtë Rezolutë, që në të ardhmen mos të përsëritet.

“Mendoj se posaçërisht për Serbinë është e rëndësishme që ta votojë këtë Rezolutë më qëllim faktet të jenë të pranuara dhe të promovuara për shkak se të gjitha vendimet nga Gjykata Ndërkombëtare tregojnë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Përderisa mohohet dhe nuk pranohet, mundësia për tu përsëritur është e mundshme. Për këtë shkak, i bëj thirrje posaçërisht Serbisë ta votojë këtë Rezolutë, por u bëj thirrje edhe të gjithë anëtarëve të tjerë të OKB-së ta votojnë. Nuk mendoj se marrëdhëniet me çdo shtet mund të prishen për shkak së dënojmë gjenocidin dhe vrasjen e 8.375 civilëve të pafajshëm”, deklaroi Bujar Osmani.

Lajme Rajoni Vendi