Nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftojnë se mëngjesin e sotëm ka pasur aksion në burgjet e vendit tonë. Sipas informacioneve të para,17 pjesëtarë të Policisë së Burgjeve janë arrestuar, të cilët tashmë janë në gjykatë. Së shpejti pritet që Prokuroria, në koordinim me MPB-në, të dalë me njoftim zyrtar.