Kryetari i Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë, Nazmi Dauti një ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare tha se Komisioni Shtetëror Zgjedhor me kohë ka dorëzuar materialin zgjedhor dhe se i njëjti po shpërndahet nëpër vendvotime.
Dauti tha se do të votohet në 117 vendvotime, ndërsa theksoi se për zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 86.405 qytetarë, ndërsa për zgjedhjet parlamentare, 86.550 qytetarë. Në Tetovë sot gjithashtu votojnë të burgosurit, personat e sëmurë dhe të pafuqishëm.