ODIHR me mbi 300 vëzhgues në vendvotimet në vend, konkludimet do t’i njoftojë nesër

ODIHR me mbi 300 vëzhgues në vendvotimet në vend, konkludimet do t’i njoftojë nesër

 Misioni i ODIHR-it për vëzhgim të zgjedhjeve ka më shumë se 300 vëzhgues në vendvotimet në shtet për ndjekjen e procesit në rrethin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale dhe Zgjedhjeve parlamentare.

Xhilian Stirk, e cila e udhëheq misionin e ODIHR-it, pas vizitës në vendvotimin në shkollën fillore “Johan Hajnrih Pestaloci” në Qendër, deklaroi se konkludimet do t’i njoftojnë pasi t’i marrin rezultatet nga vëzhguesit e tyre të sistemuar nëpër shtet dhe se misioni i ODIHR-it i vlerëson zgjedhjet në pajtim me obligimet ndërkombëtare dhe legjislaturën e vendit.

“Do t’i shqyrtojmë rezultatet kur të arrijnë nga tërë vendi e pastaj do t’i nxjerrim konkludimet tona të bazuara në vëzhgime, të cilat janë siguruar nga vëzhguesit tanë të shumtë”, deklaroi Stirk.

Rezultatet e para nga vëzhgimi, misioni do t’i njoftojë nesër në ora 15 në h. “Aleksandar Pallas”.

Përfaqësuesja e ODIHR-it me ekipin e saj është në Shkup nga 20 marsi dhe, siç tha, kanë edhe vëzhgues afatgjatë të sistemuar në vend në nëntë lokacione të ndryshme, duke i ndjekur të gjitha aspektet në përgatitjet e këtyre zgjedhjeve.

Lajme Vendi