”Sot gjendja e sigurisë është e qëndrueshme. Ministria e Punëve të Brendshme po vepron sipas kompetencave që i ka”, deklaroi sot ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
“Sipas informacioneve që kam që nga mëngjesi, të gjitha qendrat e votimit janë të qëndrueshme, të hapura. Qytetarët mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në një atmosferë paqësore, të drejtë dhe demokratike”, tha Toshkovski.
Ai gjatë ditës së sotme u ka dërguar një mesazh qytetarëve që të ushtrojnë masivisht të drejtën e tyre të votës dhe të mos lejojnë, siç tha ai, rrëmbimin e vullnetit të tyre nga asnjë subjekt dhe në asnjë mënyrë.
“Çdo qytetar i vendit mund të ushtrojë të drejtën e tij të votës dhe është i detyruar ta ushtrojë të drejtën e tij të votës në mënyrë të fshehtë dhe prapa kutisë askush nuk mund të dijë se për kë votoni”, theksoi Toshkovski.