Jo 300, por shumë më pak drejtori do të ketë partneri i koalicionit Qeveritar – VLEN. Kështu ka thënë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, njëherësh ministri i ardhshëm për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikollovski.
Në emisionin TopTema në TV Telma, Nikollovski tha se, “në fillim të bisedimeve për partneritet qeveritar, VLEN në opinion kishte thënë se i takojnë 300 drejtori, por kjo nuk është e saktë. Do të kenë shumë e shumë më pak”. Nikollovski ka thënë gjithashtu se nuk do të ketë zv.kryeministër të parë, duke aluduar te Izet Mexhiti.