Qeveria në seancën e sotme ka miratuar emrat e zëvendësministrave të rinj dhe i ka dorëzuar propozimet në Kuvend, ku duhet të votohen në seancë parlamentare. Shtatë prej tyre janë nga koalicioni shqiptar VLEN. Elfet Ismaili është propozuar për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, kurse në Ministrinë e Punëve të Brendshme propozohet Astrit Iseini, transmeton Portalb.mk.
Në Ministrinë e Bujqësisë Flakron Bexheti. Ai është profesor i shkencave politike në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës propozohet Lulzim Aliu. Kaltrina Zekolli Shaqiri do të jetë zëvendësministre në Ministrinë e Transportit, ndërsa në Ministrinë e Sportit propozohet Safije Sadiki Shaini, ndërsa Sedat Sulejmani për kulturë dhe turizëm.
Zëvendësministër i ri për ekonomi do të jetë ish-kryetari i komunës së Prilepit Marjan Risteski, ndërsa për punë të jashtme dhe tregti Zoran Dimitrovski nga Lidhja Demokratike, i cili ishte zëvendësministër për vetëqeverisje lokale në Qeverinë e LSDM-së. Deputetja Ane Lashkoska do të jetë zëvendësministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Alen Dereban propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë. Nexhdet Mustafa propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve me Komunitetet. Mustafa është profesor i diplomuar i filozofisë.
Për zëvendësministre në Ministrinë e Çështjeve Evropiane propozohet Viktoria Trajkov propozohet, ndërsa Nikolçe Jankulovski për Ministrinë e Financave. Zëvendësministër në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale do të jetë Miroslav Labudoviq.
Zëvendësministër i Shëndetësisë do të jetë Jovica Andovski. Andovski ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë nga viti 2011 deri në vitin 2017. Gjoko Velkovski, i cili ishte ministër në Qeverinë teknike, propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Erxhan Selimi propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale,.
Zëvendësministër për Transformimin Digjital është propozuar Radoslav Nastasijeviq Varxhiski. Për zëvendësministër propozohet Laze Jaqimoski, i cili do të drejtojë Ministrinë e Administratës Publike.
Koalicioni VLEN në Qeverinë aktuale koalicioni VLEN ka 5 ministri dhe një pa portofol, gjithsej gjashtë. Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me Izet Mexhitin, Ministrinë e Shëndetësisë me në krye Arben Taravari, Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë me Fatmir Limanin, Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës me Besar Durmishi, Ministrinë e Çështjeve Evropiane me në krye Orhan Murtezani dhe Ministrinë pa portofol të ngarkuar për Qeverisjen e Mirë dhe Transparencë me Arben Fetai.