Zjarri në malin Ograzhden, mbi fshatin Badilen, në territorin e komunës Novo Sellë, i cili shpërtheu para tetë ditësh, prej mbrëmë u zgjerua drejt vendit Rajanovo. Nga mëngjesi e shuajnë dy helikopterë – “Kamov” nga Serbia dhe “Blek houk” nga Turqia, të cilët janë pjesë e ndihmës ndërkombëtare që e mori vendi ynë për shuarje të zjarreve.
Zgjerimin e zjarrit e konfirmuan nga NJTZ Strumicë dhe Shoqata e gjuetarëve “Elen” nga Novo Sella. Sipas tyre, zjarri është transferuar në pjesën e pasme të Ograzhdenit, por shpresojnë se me ndihmën e helikopterëve dhe me mbështetje nga toka do të arrijnë ta ndalin.
Nga NJTZ Strumicë edhe njëherë sqaruan se bëhet fjalë për një terren të paarritshëm, me temperatura të larta ekstreme, të cilët nën ndikim të zjarrit të madh kanë zhvilluar mikroklimë specifike me temperatura mbi 50 gradë Celsius dhe erë të përforcuar.