Faton Ahmeti: Mbetemi të përkushtuar në mbrojtje të legjitimitetit të votës shqiptare

Faton Ahmeti: Mbetemi të përkushtuar në mbrojtje të legjitimitetit të votës shqiptare

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për takimin që kishin së bashku me kryetarin Ali Ahmeti dhe me Sekretariatin për mundësi të barabarta të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ahmeti ka shtuar se Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të vlerave dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Postimi i plotë:

”Së bashku me kryetarin, z. Ali Ahmeti, takuam Sekretariatin për mundësi të barabarta të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Diskutuam tema të ndryshme që kanë të bëjnë me realitetin politik dhe bashkë shprehëm gatishmërinë për mobilizim dhe koordinim të aktiviteteve në mbrojtje të legjitimitetit.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të vlerave dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Lajme Vendi