“Kontrabandë” me dijen! Skandali në Malin e Zi, në vend qarkullojnë rreth 30 mijë diploma të falsfikuara

“Kontrabandë” me dijen! Skandali në Malin e Zi, në vend qarkullojnë rreth 30 mijë diploma të falsfikuara

Ministria e  Arsimit Shkencës dhe Inovacionit  e Malit të Zi ka vendosur që urgjentisht të ballafaqohet me problemin e diplomave të falcifikuara që prej muajsh është bërë  një çështje shqetësuese për vendin. Ministrja Angjela Jakshiç Stojanoviç paralajmeroi ngritjen e një grupi punues pranë Ministrisë që do të merret me rishikimin e të gjitha diplomave te çertifikuara.

Ajo e pranon se kjo do të jete nje punë e veshtirë, andaj thekson nevojën e një bashkëpunimi  dhe koordinimi me organet e tjera, autoritetet gjyqësore dhe prokurorinë.

 

Kritika nga shoqatat civile

 

Nga ana tjetër  përfaqësues nga Shoqata Civile Alternativa e Malit të Zi,  sipas të cilëve, aktualisht  janë 25.000 deri në 30.000 diploma të falsifikuara,  mendojnë se aktivitetet e paralajmeruara nga ana e Ministrisë së Arsimit do të dështojnë. Zgjidhja e vetme thonë ata  është ndryshimi i Ligjit për Pranimin e Diplomave. Gjatë këtij viti  janë ngritur 27 kallëzime penale per falsifikim të diplomave, por siç thuhet, numri i tyre është  shumë  më i madh. Për momentin presin të nostifikohen mbi 5000  diploma. Problemi më i madh  sipas përfaqësuesve të sektorit civil mbeten diplomat e falsifikuara në sektorin e shëndetësisë, në arsim dhe në administratën publike.

Rasti në Institutin e Shëndetit Publik, ku zëvendësdrejtoresha për 11 vite ka punuar me diplomë të falsifikuar, ka tronditur thellë opinionin publik, ndërkohë që thuhet se diploma të falsifikuara kanë profesorë fakultetesh, politikanë dhe zyrtarë të lartë. Shoqata Civile Alternativa që është më e zëshmja në të gjithë këtë aktivitet thotë se këto diploma më së shumti vijnë nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Republika Srpska. Në të njëjtën kohë, njohës të situatave politike nuk përjashtojnë mundësinë se kjo kalon nëpërmjet  ndonjë grupi kriminal të mirëorganizuar jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në rajon. /DW

Lajme Vendi