Amendamentet kushtetuese që duhet të kalojnë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë kushti i vetëm për hapjen e kapitujve, sqaroi zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se në konkluzionet e Këshillit Evropian është bërë e qartë se sapo të bëhen ndryshimet kushtetuese, pa vonesë të mëtejshme dhe pa një vendim të ri politik, do të mbahet një konferencë e dytë ndërqeveritare, në të cilën grupi i parë do të hapet.
Mariçiq sqaroi se kuptohet se në një kuptim më të gjerë marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe marrëveshja e Prespës janë vendosur në kornizën e negociatave si pjesë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
“Nuk kemi thënë që nuk do të respektohet. Do të jetë një çështje deri në fund të negociatave me BE-në. Protokollet që janë nënshkruar janë zbatuar dhe duhet të zbatohen, por ky nuk është kusht për hapjen e klasterit të parë. Kushti i vetëm për hapje janë amendamentet kushtetuese dhe kjo është e shkruar qartë në konkluzionet e Këshillit Evropian dhe çdo deklaratë tjetër e shoh vetëm si qëndrim politik”, tha Mariçiq./