Mund të kalojnë njëqind vjet dhe anëtarësimi në BE mund të mos ndodhë kurrë, por mund të ndodhë edhe për katër vjet, ishte përgjigja e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në pyetjen për koalicionin paszgjedhor me partitë shqiptarët, kushti i të cilave është që partnerët qeveritarë të bien dakord për ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga Korniza negociatore.
Mickoski në një intervistë televizive, ka shprehur qëndrimet e tij për temat aktuale, përfshirë vrasjen e dyfishtë të fundit dhe pretendimet për takimet e tij me Ljupço Palevski-Palço, për (mos)pjesëmarrjen e VMRO-DPMNE-së në qeverinë teknike, për kandidatin potencial për president, bartësit e listave parlamentare, për raportet e tij me kolegun e tij nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Koço Angjushev.
Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese zgjati pak orë. Votimi nuk dihet ende kur do të bëhet.