Shërbimet e inspektimit të Agjencisë për ushqim dhe veterinari janë duke kryer kontrolle të intensifikuara te operatorët ushqimor para festave të ardhshme të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Kontrollohet nëse dhe në çfarë mase janë plotësuar kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për sigurinë e ushqimit, etiketimin dhe mbrojtjen e konsumatorit nga mashtrimi. Gjatë kësaj periudhe, theksi me kontrollet është vënë në pakot e Vitit të Ri për fëmijë gjatë të cilave kontrollohet data e produkteve që përmbajnë si dhe etiketat.
“Me kontrollet e deritanishme nuk janë përcaktuar mospërputhje sa i përket sigurisë në këtë kategori produktesh. Te disa operatorë bën përjashtim shënimi i informatave të detyrueshme, ku mungojnë deklaratat në gjuhën maqedonase”, njoftuan sot nga AUV.
Si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit, nga AUV apelojnë deri te qytetarët të jenë blerës përgjegjës dhe të blejnë ushqim nga objekte të regjistruara të cilat janë nën kontroll të shërbimeve inspektuese të Agjencisë për ushqim dhe veterinari.
“Për çdo mospërputhje në aspektin e sigurisë ushqimore qytetarët mund të raportojnë personalisht në Agjenci, përmes telefonit në numrin pa pagesë 0800 3 22 22 ose në rrugë elektronike në info@fva.gov.mk”, informojnë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.