21 Dhjetori, ditë jo pune për të gjithë qytetarët e komunitetit turk

21 Dhjetori, ditë jo pune për të gjithë qytetarët e komunitetit turk

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 21/98 dhe 18/07), 21 dhjetori 2023 (e enjte), Dita e mësimit në gjuhën turke është ditë jo pune për qytetarët që i përkasin komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, thuhet në njoftim, uron qytetarët e komunitetit turk për Ditën e Mësimit të Gjuhës Turke.

Lajme Vendi