Itali: Gjykata dënon me burg të përjetshëm pakistanezët për “vrasje nderi” të bijës së tyre

Itali: Gjykata dënon me burg të përjetshëm pakistanezët për “vrasje nderi” të bijës së tyre

Gjykata në Itali ka dënuar me burgim të përjetshëm një çift pakistanez për vrasjen e vajzës së tyre 18-vjeçare, sepse ajo refuzoi një martesë të rregulluar nga ta.

Trupi i Samana Abbas u gjet në një fermë në veri të Italisë në nëntor 2022, 18 muaj pasi ajo u zhduk.

Babai i saj, Shabbar Abbas, u arrestua në Pakistan në gusht dhe u ekstradua për t’u gjykuar për vrasjen e saj. Gruaja e tij Nazia Shaheen u dënua në mungesë. Besohet se fshihet në Pakistan.

E ashtuquajtura vrasja për nder e Saman Abbas tronditi Italinë. Pas zhdukjes së saj, Unioni i Bashkësive Islame në vend nxori një fetva, një vendim fetar, duke refuzuar martesat e detyruara.

Prindërit e viktimes u dënuan nga një gjykatë në qytetin verior të Reggio Emilia. Shabbar Abbas pretendoi pafajësinë e tij në gjykatë.

Bota Lajme