Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë në kushte të dimrit, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Paraqitje të mjegullës me dukshmëri deri në 50 metra ka në Manastir, Prilep, Kërçovë dhe Makedonski Brod, ndërsa mjegull me dukshmëri deri në 100 metra ka në akset rrugore Hipodrom-Petrovec dhe në rajonin e Vardarit.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.