Ditën e djeshme rreth orës 14:40, në Sektorin për Punë të Brendshme – Shkup është raportuar se në zonën e Karposhit është gjetur një foshnjë e braktisur në një karrocë. Sic njofton Ministria e Punëve të Brendshme, në karrocë ka qenë i vendosur kontakti telefonik dhe raportet mjekësore të nënës. Menjëherë pas raportimit të lajmit, policia gjeti nënën 19-vjeçare , me inicialet M.S dhe e njëjta është ndaluar nga MPB.
Deri më tani nuk ka të dhëna apo arsye për braktisjen e foshnjës.
Pas zbardhjes dhe dokumentacionit të plotë të ngjarjes, ndaj nënës do të ngrihet kallëzimi përkatës.