Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës për gjykim të shkurtuar në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme GJKKO.
Në kërkesën e prokurorisë thuhet se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë.
Kaçi kur është marrë në pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të një emisioni investigativ, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative.
Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër te hetimeve, u gjetën biseda mes saj dhe gazetarëve të emisionit investigativ, ku ajo fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentuar.
Sipas prokurorisë Alma Kaçi ka pretenduar se, Abedin Oruçi, ish kryetar i qarkut Kukës, i ka marrë USB e filmimit me forcë. Por sipas SPAK kjo nuk është konfirmuar.
Këtë të premte u mbajt seanca e parë ku ishin të pranishem të dy protagonistët. Në seancën e radhës, më 11 janar, do të jepen konkluzionet e prokurorisë.