Paga mesatare neto në tetor të vitit 2023 është rritur për 17,3% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe ka qenë 38.843 denarë, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
“Rritja e këtillë ka të bëjë, para se gjithash, për shkak të rritjes së pagës mesatare neto për të punësuarit në sektorët: Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi i obliguar social (25,2%), furnizimi i ujit; pastrimi i ujërave të zeza, menaxhim me ujëra dhe veprimtari për sanim të mjedisit (20,2%), furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim (20%)”, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Rritje të pagës mesatare neto për të punësuarit, në krahasim me muajin e kaluar, ka pasur në sektorët: Veprimtari në lidhje me patundshmëri (8,2%), veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit (6,5%), veprimtari të mbrojtjes sociale dhe shëndetësore (4,6%).
Përndryshe, paga mesatare bruto për të punësuar në tetor të vitit 2023, ka qenë 58.349 denarë.