SPAK i ka kërkuar masën “arrest në shtëpi” Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Kërkesa për masën ndaj Berishës është dërguar me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.
Një ditë më parë Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.
Nga selia e PD-së, ish-kryeministri tha se do të këshillohet me avokatët e tij për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Çështje që do diskutohet me avokatët ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha një ditë më parë.