Nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, sot kanë akuzuar udhëheqësit e Komunës së Tetovës se keqpërdorin paratë e tetovarëve për të bërë propagandë partiake, dhe kanë përmendur media konkrete.
Kujtesa Bajrami, këshilltare e BDI-së, thekson së fakt për këtë janë portalet dhe faqet partiake të cilat menaxhohen nga administratorët e komunës.
“Këto persona paguhen me paratë e tatimpaguesve, me paratë tona, ndërsa në vend se të punojnë në dobi të qytetarëve të Tetovës, ata punojnë për të glorifikuar partinë që i ka punësuar dhe kryetarin e Komunës së Tetovës. Në mungesë të punëve dhe projekteve konkrete, e vetmja gjë që u ka mbetur klanit të mafias urbane që po udhëheqë aktualisht me Komunën e Tetovës, është që të shpifin, të linçojnë dhe të prodhojnë lajme të rejshme me portalet që i zotojnë, gjithmonë duke dëmtuar buxhetin e tetovarëve” – deklaroi Kujtesa Bajrami, këshilltare e BDI-së.
Nga kjo parti i bënë thirrje kreut të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami që ta kthej fokusin tek qytetarët dhe jo siç u shprehën, tek militantët partiakë.
Shfrytëzojmë rastin që t’i bëjmë apel kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami, që fokusin ta kthej tek qytetarët e jo tek lajmet e rrejshme dhe propagandat partiake. Komuna nuk është vend për rehatimin e militantëve partiakë, theksojnë nga BDI.