Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate lëshuar për media, kanë akuzuar kreun e komunës së Tetovës Bilall Kasami se me largimin e kioskave, të cilat kinse janë ndërtime pa leje, po dëmton qytetarët për të realizuar agjendat me partenrin e koalicionit VMRO-DPMNE.
“Zyrtarët e komunës po tentojnë t’i shfrytëzojnë si mish për top qytetarët e Tetovës për të realizuar agjendat e tyre të dyshimta së bashku me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE. Në vend që të ju ndihmojnë bizneseve dhe t’ua lehtësojnë veprimtarinë, institucionet komunale po mundohen që me çdo kusht t’i shkatërrojnë ato. I tillë është rasti me prishjen e kioskave me arsyen se janë ndërtime pa leje, ndërsa kjo në të vërtetë është veprim i sinkronizuar me VMR0-DPMNE-në për t’i paraprirë heqjes së kryqit në Kodrën e Diellit. E pyesim kryetarin e komunës së Tetovës dhe njëherit udhëheqës i mafias urbane në qytet, se çfarë borxhi i kanë tetovarët që po i dëmton deri në këtë masë vetëm për të realizuar qëllimet e tij meskine në koordinim me VMRO-DPMNE-në? Qytetarët e Tetovës asnjëherë nuk kanë rënë pre e agjendave të tilla dhe me këtë veprim do të mërrni përgjigjen e merituar nga vetë qytetarët – thuhet në komunikatën e BDI-së” – thuhet në komunikatën e BDI-së.