Ministri i MBP-së, Oliver Spasovski sot informoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka hetuar plotësisht rastin e vrasjes së dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.
“Nga pikëpamja e MPB-së, çështja është zbardhur në tërësi. Për të gjitha aspektet e tjera të hetimit do të kontaktoni Prokurorinë. Puna jonë ka përfunduar plotësisht. Nëse vendoset zgjerimi i hetimeve dhe pranimi i udhëzimeve dhe kërkesave të tjera nga Prokuroria, MPB-ja është këtu për të vepruar”, tha Spasovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Pas 17 ditësh, të premten, më 22 dhjetor, mbërritën rezultatet e autopsisë së të vrarëve Gjorçevska dhe Zhezhovski. Ata do të duhet të studiohen dhe do të duhet të japin përgjigjet se si u vranë dy viktimat e rrëmbyera më parë. Dihej tashmë se kjo nuk ishte autopsi e zakonshme. Autopsitë janë kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Kriminologjisë.