Mbi 46 mijë persona kanë hyrë në Maqedoni përmes pikës kufitare “Tabanoc”

Mbi 46 mijë persona kanë hyrë në Maqedoni përmes pikës kufitare “Tabanoc”

Gjatë fundjavës së kaluar përmes pikës kufitar “Tabanoc” kanë hyrë më shumë se 34.000 shtetas të vendit dhe më shumë se 12.000 shtetas të huaj.

Sipas të dhënave të MPB-së, gjatë fundjavës para Krishtlindjeve kur shtetasit tanë kthehen në vend përmes kalimit kufitar më të frekuentuar në periudhën prej 22 deri 25 dhjetor (deri në orën 15) në VK Tabanoc në vend kanë hyrë 34.107 shtetas tanë, kurse kanë dalë 7.909 udhëtarë të vendit.

Në periudhën e njëjtë, kumton MPB-ja kanë hyrë 12.830 shtetas të huaj, kurse nga shteti kanë dalë 9.336 shtetas të huaj.

Dje deri në orën 15, hyrje dhe dalje kanë realizuar gjithsej 8.288 udhëtarë.

Lajme Vendi