Informatat e para nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, thonë se sot rreth orës 14 e 10 minuta, 60 vjecari me inicialet I.I me armë zjarri ka vrarë tre persona dhe ka plagosur tre të tjerë, mes të cilëve edhe një fëmijë. Të gjithë të përfshirët në tragjedi janë pjesë e të njëjtës familje.
Nga SPB – Tetovë thonë se autori i cili gjithashtu ka mbetur i lënduar, është vënë në pranga!
Sic thuhet deri më tani, tragjedia nisi për motive të dobëta, gjegjësisht për një vendparkim.
Ekipet e SPB-Tetovë, vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes dhe lajmi është akoma në përditësim.