Një tërmet me magnitudë 4.6 Ballë ka goditur pjesën e Turqisë qendrore, sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare.
Siç raporton ky institut, tërmeti kishte ndodhur 134 kilometra në veri-perëndim të qytetit turk Sanliurfa, dhe 23 kilometra në jug-perëndim të Malatya-s.
Tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrave.
Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo edhe për dëme materiale.
Një tërmet që goditi Turqinë afër Sirisë, muaj më parë, pati dëme mjaft të mëdha në vend, me dhjetëra mijëra viktima.