I pari i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani ka numëruar 10 premtimet e realizuara të Ali Ahmetit, si arsye pse është përzgjedhur nga gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu personazh i vitit.
Postimi i plotë në facebook:
Opinon i Blendi Fevziut përzgjodhi Ali Ahmetin si personazh i vitit për premtimet e mbajtura:
Ja vetëm 10 prej tyre:
- Kryeministri i parë shqiptar;
- Fillimi i negociatave me BE pas 17 viteve bllokadë;
- Korridori 8 dhe bashkimi rajonal infrastrukturor
- Rroga mesatare – 39000 denarë
- Dialogu strategjik me SHBA
- Menaxhim i dy krizave globale (post Covid dhe ajo energjetike) pa asnje dite vonesë për pagat dhe pensionet dhe asnje dite greve
- Për herë të parë udhëheqje me ministrinë e jashtme dhe atë të finansave
- Investime serioze ne zonat ekonomike me mijëra vende të reja të punës
- Sipas anketave të fundit, qytetarët me besim më të madh në sistemin arsimor në vend
- Fronti Evropian si platformë e bashkimit dhe fuqizimit.