Ndizen dritat e kryqit në Kodrën e Diellit

Ndizen dritat e kryqit në Kodrën e Diellit

Kryqi i madh në Kodrën e Diellit është aty. Ai po merr formë dhe po zbukurohet gjithnjë e më shumë duke demantuar autoritetet politike dhe përgjegjësit që thonë se ka një vendim për prishje shkruan Tetovasot.

Ndezja e dritave e bën të duket së largu kryqin në Kodrën e Diellit dhe e bën poashtu të duket më i madh për nga përmasat.
Ai është bërë imazhi kryesorë i atij vendi.

Aty përmes këtij simboli fetarë janë përzier politika dhe marrëveshjet e fshehta të koalicioneve poashtu të fshehta duke goditur në imazhin e një qendre të vetme që kanë tetovarët por që duket se u rrëshqet nga duart ky vend magjepsës turistik që është bërë arenë e fushatës politike për zgjedhjet që i kemi në prag.

Autoritetet përgjegjëse komunale thanë se ka një vendim për prishje të Kryqit gjigant por më pas heshtet çdo gjë.Kryqi po zbukurohet në këtë fundvit me dritat që i japin shkëlqim ndërsa tensioni është aty bashkë me të vërtetën që po fshihet .

Lajme Vendi