Mediat së fundmi kanë raportuar për një tjetër skandal. Bëhet fjalë për Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike – Shkup ku një foshnjeje të sapolindur i është thyer krahu dhe stafi mjekësor, sic raportohet ka tentuar ta fsheh rastin.
Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji, Viktorija Jovanovska, paralajmëroi formimin e një komisioni të posaçëm në repartin e gjinekologjisë, i cili do të shqyrtojë në detaje rastin e të porsalindurit të familjes Damjanovski dhe do t’i hetojë arsyet e thyerjes së krahut të foshnjës.ërpjekur ta mbulojë rastin dhe se nuk kanë lejuar ta shohin fëmijën e tyre.
Jovanovska pohon se janë respektuar të gjitha protokollet mjekësore dhe sipas saj, gjatë periudhës së vëzhgimit, procedura standarde është mos zbulimi i informatave në kohë reale për prindërit.
Nëna Aneta Damjanovska, e cila ka lindur më 31 dhjetor, nuk ka mundur ta shohë foshnjën e saj pasi nuk ia kanë lejuar mjekët. Bashkëshorti i saj Bllagojçe Damjanovski tregon se ai është përjashtuar nga Klinika Gjinekologjike dhe Obstetrike ku si të gjithë prindërit ka kërkuar ta shohë foshnjën e tij. Sipas deklaratave të tij, pas një sërë këmbënguljesh, vetëm nëna ka arritur të shkojë tek foshnja, ku i është thënë se ka thyer krahun.
Sipas Jovanovska, shkak ka qenë pozita e keqe e foshnjës dhe se në një situatë të tillë është një ndërlikim i paraparë që nuk ndodh shpesh.
Lajme Vendi