Arrestohet ish ministri Bekim Neziri!

Arrestohet ish ministri Bekim Neziri!

Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj punonjësve të MNAV,  në stacionin policor me kërkesë të Prokurorisë thirret në pyetje Bekim Neziri.Neziri bashkë me Erzen Saliun, kanë sulmuar fizikisht një të punësuar shqiptar në MNAV.

Ish-ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, tani i punësuar në M-NAV, raportohet nga mediat se në vitin 2010 ka rrahur edhe një kontrollor të trafikut ajror.

Neziri atëherë ishte anëtar i Bordit Drejtues të M-NAV dhe njëri nga tre drejtorët, dhe sulmoi një kontrollor të trafikut ajror, i cili si instruktor nuk ka dashur të nënshkruajë se i është nënshtruar trajnimit për kontrollues. Neziri e ka goditur me grusht dhe e ka shtyrë instruktorin poshtë shkallëve. Më pas, ai ka paraqitur propozim në Bordin Drejtues që instruktori të shkarkohet. Incizimet e sulmit ndaj instruktorit i ka fshirë.

Kontrollori u pushua nga puna me arsyetimin se në mënyrë të pajustifikuar ka munguar në punë për pesë ditë, por në fakt Neziri ia ka fshirë në mënyrë elektronike pushimin mjekësor derisa po shërohej nga rrahja. Më pas kontrollori paditi dhe fitoi dhe pasi gruaja e tij u pushua nga puna në Qendrën Klinike, ata u transferuan në një vend skandinav ku ai ende punon në Kontrollin e Trafikut Ajror.

 

Lajme Vendi