Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) informon se është ndërprerë pragu i alarmit për ndotje të lartë të ajrit në Shkup dhe Strumicë.
“Sipas të dhënave nga Sistemi i Monitorimit Automatik Shtetëror më 04.01.2024, përqendrimet mesatare ditore të PM10 ishin nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 150 mg/m3 dhe episodi me tejkalim të pragut të alarmit për grimcat PM10 është ndërprerë në Shkup dhe Strumicë”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.
Me këtë, ndërpriten masat dhe rekomandimet për tejkalimin e pragut të alarmit.