Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sipas Ligjit për Festa në RM (“Gazeta Zyrtare e RM-së”) nr.21/98 dhe 18/07), 7 janari, Krishtlindjet, dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks, gjegjësisht 8 janari (e hënë) të vitit 2024 është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u uron Krishtlindjet qytetarëve të besimit ortodoks.