Rritet numri i pacientëve me sëmundje respiratore në Maqedoni

Rritet numri i pacientëve me sëmundje respiratore në Maqedoni

Është rritur numri i pacientëve me sëmundje të frymëmarrjes. Ka njerëz të infektuar me Covid dhe grip, por mjekët thonë se ndryshimi është i lehtë për t’u parë, nuk ka nevojë për testime shtesë. Ata thonë se numri i të sëmurëve do të vazhdojë të rritet këtë javë.

“Numri i pacientëve është rritur tre herë. 90 për qind kanë infeksion të rrugëve të sipërme ose të poshtme të frymëmarrjes. Të rinjtë marrin këshilla dhe rekomandime të përgjithshme. Të moshuarit me sëmundje shoqëruese duhet të monitorojnë gjendjen në mënyrë që të merren masa me kohë”, thotë mjekja Gjorgievska.

Lajme Vendi