Gjatë vitit 2023 ka pasur 89 ditë me ajër të ndotur, gjegjësisht tejkalim të vlerës kufitare të lejuar nga 50 PM10 në metër kub, tregojnë të gjitha raportet 12 mujore të Sistemit shtetëror automatik të monitoruar për cilësi të ajrit ambiental për Tetovën.
Në një vit kalendarik sipas standardeve shëndetësore botërore nuk duhet të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur.
Nga ana tjetër, viti i kaluar është i katërti me radhë për numrin e ditëve kur ka pasur ndotje ajri. Në vitin 2022 kanë qenë 108 ditë të ndotura, në vitin 2021 ka pasur 132 me ndotje ajri, ndërsa në vitin 2020 nga 366 ditë. Tetova ka pasur 138 ditë me ajër të ndotur.
Tetovarët janë përballur më shumë me ajrin e ndotur në vitin 2015 duke pasur parasysh se nga 365 ditë, 350 ditë i kanë pasur me prani të lartë të grimcave të dëmshme PM10.
Gjatë vitit 2023 muajt më të ndotura kanë qenë shkurti dhe dhjetori me nga 21 ditë tejkalim të koncentrimeve të PM1-, në janar 18, nëntor 12. Prilli, maji dhe qershori kanë kaluar pa asnjë ditë me ndotje të ajrit, ndërsa në korrik dhe gusht ka pasur vetëm nga një ditë kur ka pasur më shumë se 50 PM 10.