Nga sot deri të premten, një delegacion i kryesuar nga Abdullah bin Muhamed al-Sheikh, kryetar i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite – Mejlisi al-Shura, do të bëjë një vizitë zyrtare në vend, transmeton Portalb.mk.
Sipas njoftimeve, nesër ai do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe më pas do të marrë pjesë në nënshkrimin e librit të përshtypjeve.
Për shkak të vizitës së Abdullah bin Muhamed al-Sheikh, nga sot deri të shtunën, më 13 janar, në Shkup do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit. Regjimi i veçantë, i cili do të zbatohet nga Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor, do të mbulojë rrugët e qarkut të zonës më të gjerë qendrore të Shkupit.