Shefi i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në komunën e Tetovës, Angell Karapetrov përmes një postimi ka përcjellur një mesazh kundër LSDM-së dhe BDI-së duke shkruar se “Atëdheu na thëret” “Lufta e vështirë por do ti shkelim”.
” Atëdheu na thëret! Të gjithë të gjithë së bashku si një shkojmë në sfidën e fundit që ta mundim këtë qeveri jopopullore dhe ta kthejmë Maqedoninë në rrugën e vërtetë. Lufta është e vështirë por do ti shkelim!”, ka shkruar Karapetrov, që është pjesë e pushtetit lokal në Tetovë.