22 Nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të jetë festë zyrtare! Vendimi vjen pas propozimit që u krye në Kuvendin e Shqipërisë.
“Do të miratohet një ndryshim për ligjin për festa kombëtare dhe ditët përkujtimore. Këshilli i Ministrave po propozon Kuvendit shtimin e ditës së alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Është ditë me simbolikë të veçantë”, u shpreh ai.
22 Nëntori 1908 shënon edhe vendosjen e Alfabetit Shqip me 36 shkronja, sipas parimit “një shkronjë – një fonemë”.
Ai mbështetet në alfabetin latin, me disa ndryshime në përshtatje të gjuhës shqipe dhe është miratuar në Kongresin e Manastirit, ku morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete dhe shoqata të ndryshme.
Në nëntor të vitit 2023, në Samitin e Diasporës, Edi Rama propozoi që dita e Alfabetit të jetë një festë kombëtare.