Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 119 sanksione, prej tyre 16 sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 14 sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, katër masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.