Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka përkujtuar Gjergj Kastriotin – Skendërbeun dhe rënien e vëllezërve Gervalla dhe Kadri Zekës.
Postimi i plotë i Ahmetit:
“556 vite më parë, ndërroi jetë Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeu.
Shqiponja dy krenare e Skenderbeut ende i mbanë shqiptarët të unifikuar drejt një qëllimi të përbashkët.
Në këtë ditë, gjithashtu bëhen 42 vite nga rënia e flakadanëve të lirisë, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët ranë për të ngritur qindra mijëra të tjerë për të luftuar për liri dhe të drejtat e shqiptarëve në përgjithësi.”
https://www.facebook.com/photo/?fbid=810294154441601&set=a.122951063175917